Kërkesë për ndërtimin e një shkolle fillore

Përshkrimi

Kërkesë për ndërtimin e një shkolle fillore dhe shkollës se mesme te ultë në pjesën e quajtur “Prishtina e re zona perëndimore” është shumë e domosdoshme dhe emergjente sepse tani në këto lagje të reja nuk ka asnjë objekte publik (çerdhe, kopshte ,shkolla, apo qendra shëndetësore e kulturore). Numri i përafërt i banoreve qe jetojnë në këtë pjesë është 55.275 të shtrire në një sipërfaqe prej 400 hektar, Fëmijët e kësaj pjesë shkollimin e vijojnë në disa shkolla fillore publike ne qytet :Hasan Prishtina, Ismail Qemaili, Dardania, Faik Konica etj, si dhe në disa shkolla private, të gjitha këto shkolla janë disa km larg prandaj fëmijët duhet me vetorganizim e vetëfinancim ti dërgojmë në këto shkolla, shkuarja në shkollë është e shoqëruar me shumë vështirësi tjera siç janë mungesa e transportit publik të sigurt e të qëndrueshëm, mungesa e ndriçimit publik, e sidomos rrezikimi i fëmijëve nga qenët endacak të cilët çdo ditë janë më të shumtë në numër dhe gjatë sezonës dimërorë janë shumë agresiv. Plotësisht i bindur që komuna i ka të njohura të gjitha këto si dhe obligimet e saj në këtë drejtim prandaj në planifikimet e bëra i ka vendosur e përfshirë edhe projektet konkrete për përmirësimin e kushteve të ofruara nga komuna me ndërtimin e shkollave dhe objekteve tjera publike ashtu siç veproi sivjet me ngritjen e tatimit në pronë për shumëfish më shumë. Por unë si qytetar në emër tim personal dëshiroj të kërkoj ndërtimin e kësaj shkolle duke shfrytëzuar platformën digjitale të pasalansuar nga komuna që përherë të pare në Kosove i ofrohet qytetarit mundësi e komunikimit të drejtpërdrejtë pa ndërmjetësues dhe ne nivel te dinjëteshëme me autoritetet komunal, prandaj ju faleminderit shumë për këtë mundësi. Paraprakisht ju falënderoi për shqyrtimin e kësaj kërkese. Me nderime Ilir Pllana

Shpërndaje

Komente

Kyçja

Shkruani koment

Detalet e regjistrimit

Nga banori ILIR PLLANA
Për drejtorinë Arsimi
Kategoria e regjistrimit
Shkollat fillore
Lloji i regjistrimit Nevojë
Data e publikimit 22.11.2016 21:29
Statusi i regjistrimit Publike
Bashkësia lokale Çagllavica 1
Rruga Suliotët
Numri i popullsisë
Votat e mbledhura 2

Historia e regjistrimit

Publike nga Gresa Deda /

22.11.2016 21:40

Në pritje nga ILIR PLLANA /

22.11.2016 21:32